Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori i BE-së: Jemi të interesuar të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë energjetik

Nën organizimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është mbajtur punëtoria për gazetar të medieve të ndryshme në Kosovë me temën “Bëjeni realitet tranzicionin energjetik, bëni tranzicionin të drejtë — në Kosovë”, i cili për qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve të gazetarëve për raportim të drejt për kalimin nga një energji e ndotjes në një energji më të pastër. Nga të pranishmit u kërkua gjithëpërfshirja e individëve në këtë drejtim, pasi u theksua se ky tranzicion është një zgjidhje ekonomike më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për gjithë shoqërinë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se përmes iniciativave të ndryshme janë të interesuar të përshpejtojnë një tranzicion të drejtë duke mos lënë asnjë regjion prapa.

Szunyog tha se qëllimi është të ndihmohet Ballkani Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër.

Szunyog: Qëllimi është të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër

“Duhet të pranojmë që vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, edhe për Evropën por edhe globalisht. Ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të prekin jetesën në gjithë botën. Tani sapo jemi duke dalë nga kriza e COVID-19, filloi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilat kanë krijuar një krizë të energjisë. Kriza e energjisë u bë më e madhe dhe duhet që të zgjidhet sa më shpejtë. Jemi të interesuar që të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë duke mos lënë askënd dhe asnjë regjion prapa. Në themel të saj, tranzicioni ka të bëjë me njerëzit, kërkon dhe përpiqet të sigurojë që komunitetet të shohin benefitet e tranzicionit drejt një ekonomie me energji të pastër… Qëllimi ynë është të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor që të planifikojë kalimin nga një energji e ndotjes në energji të pastër. Jemi në dijeni që ka sfida që duhen të adresohen, dhe po ashtu ka veprime tilla që mund të minimizojnë efektet negative”, tha Szunyog.

Edhe përfaqësuesi nga Ministria e Ekonomisë, Lulzim Korenica tha se janë të përkushtuar për një energji të pastër dhe të drejtë.

Korenica: Duke parë proceset shprehim përkushtimin tonë që të jemi në një hap me zhvillimet e kohës

“Bazuar në dokumentet strategjike në Kosovë, në dokumentin më të ri strategjik që është miratuar në muajin mars 2023, strategjia e energjisë e Republikës së Kosovës 2022/2031, aty synimet e saja shprehen si masat e dekarbonizmit që do të arrihen përmes përshtatshmërisë në objektivat klimatike për vitin 2030 bazuar në obligimet që kemi marrë nga komuniteti i energjisë për Evropën Juglindore si palë kontraktuese e rregullt është Kosova në këtë drejtim. Si palë kontraktuese kemi shkëmbyer të gjitha informatat me sektariatin e komitetit të energjisë dhe kanë njohuri se jemi të varur ekskluzivisht nga karburantet fosile të ngurta. Si institucion politik bërës kemi marrë përgjegjësi për politika efektive të energjisë ndaj klimës…Të gjitha këto veprime drejt tranzicionin të drejtë energjetik jemi duke u munduar t’i bartim gjatë hartimit të draftit final të dokumentit, plani kombëtar për energji dhe klimë. Duke parë proceset shprehim përkushtimin tonë që të jemi në një hap me zhvillimet e kohës duke koordinuar veprimet ne të gjitha nivelet e qeverisjes, qendrore dhe lokale”, tha Korenica.

Menaxhere e përkohshme e degës në Projektin e Realitetit të Klimës, Gosia Rychlik, ka prezantuar krizën dhe ndikimin e klimës në ekonomi dhe në shëndetin e qytetarëve.

Sipas Rychlik, ky tranzicion për karburantet fosile është një zgjidhje ekonomike më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për gjithë shoqërinë.

Rychlik: Ky tranzicion është një zgjidhje ekonomike më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për shoqërinë tonë

“Evropa duhet të udhëhiqej me marrëveshjen e Parisit dhe qëllimet e kësaj marrëveshje. Ky tranzicion për karburantet fosile dhe të kalojmë tek energjia e ripërtritshme është një zgjidhje ekonomikë më e përshtatshme dhe më e shëndetshme për shoqërinë tonë. Ne duhet të bashkëpunojmë së bashku për një tranzicion të drejtë. Është një degë e projektit të Evropës dhe ajo që ne besojmë që organizata duhet të angazhohet me komunitetin evropian dhe të bëjë fuqizimin e këtyre komuniteteve për një klimë më të përshtatshme, më të mirë, po ashtu të mbështesim në qëllimet ambicioze që kemi. Kemi rreth katër mijë pjesëmarrës, individ të pasionuar për ndryshimet pozitive në mjedis, andaj jemi të kënaqur që si organizatë të mbështesim…09:30 Vizioni ynë i përbashkët është që të kemi një zhvendosje sistematike në tranzicionin e drejtë drejt emisioneve zero, deri ka mesi i këtij shekulli, me hapa të mëdhenj në drejtim të qëllimit deri në vitin 2030. Misioni ynë është që të mobilizojmë komunitetet, individët duke ofruar veglat dhe njohuritë dhe mundësitë për një gjë të tillë, për të përshpejtuar tranzicionin në drejtim të një klime neutarle në të ardhmen dhe me drejtësi në përgjithësi”, tha Rychlik.

Punëtoria u mbajt nga ekspert të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar ku vlen të veçohet Janez Kopac, ish-Ministër i Sllovenisë për Energjinë, njëherësh ish drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Ndryshe, gjatë punëtorisë është theksuar edhe nevoja për ngritjen e gazetarëve në këtë fushë.