![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/ambasadori-i-japonise-ne-serbi-e-mbeshtesim-dialogun-kosove-serbi_64d8b6ed8cd0f.jpeg?resize=850%2C479&ssl=1)
Ambasadori i Japonisë në Serbi, Akira Imamura, tha se Tokio mbështet dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” theksoi se vendi i tij i përkrah edhe reformat që synojnë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Iniciativa për bashkëpunimin e Japonisë me Ballkanin Perëndimor mbështetet në dy shtylla. Njëra është mbështetja për reformat që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa tjetra lidhet me përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Bashkimi Evropian është një partner strategjik i Japonisë dhe Japonia shpreson që vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme si anëtarë të Evropës”, tha i dërguari i Tokios në Beograd.