Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori italian: Dialogu të përmbushet nga Kosova dhe Serbia, nuk ka tjetër alternativë

 
   

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luka Gori, theksoi se formimi i Asociacionit-së është shumë i rëndësishëm, siç nënvizon është element kyç i së ardhmes së Kosovës dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Sinjali.

Italia ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, së bashku me Gjermaninë dhe Francën, duke e kushtëzuar me formimin e Asociacionit, Gori thekson se me të vërtetë dëshirojnë ta shohin detyrimin që duhet të mbush Kosova.

Për ne, formimi i Asociacionit është me të vërtetë shumë i rëndësishëm, është një element kyç i së ardhmes së Kosovës, një element kyç i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe një obligim që ka skaduar shumë kohë më parë dhe ne me të vërtetë do të donim ta shihnim. Më në fund u përmbush dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, është i vetmi instrument ekzistues, i vetmi mekanizëm për ndërmjetësim mes dy palëve”, u shpreh ai.

Duke u shprehur se dialogu aktualisht nuk është në nivelin në të cilin ata do të donin të ishte, Gori thekson se duhet të përfshihen më shumë në dialog.

“Ne jemi shumë kritikë ndaj lëvizjeve të njëanshme, veprimeve të bëra nga Kosova, jemi të bindur se duhet të veprojmë në kuadër të dialogut, dua të them nga të dyja palët, dhe ajo që është rënë dakord duhet të përmbushet. Duhet të insistojmë dhe të rinovojmë angazhim për të ndikuar që Kosova të jetë konstruktive në dialog, sepse siç thashë dialogu nuk ka alternativë”, thekson ai për RTS.