Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadori Zemaj: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

 
   

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka thënë se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s, për bombardimet e 1999 dhe për rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Kështu ka shkruar Zema.

Ai ka shpërndarë postimin e kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, ku udhëheqësit e kësaj organizate bëjnë homazhe për të rënët që u sakrifikuan në luftë.

“Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s për Ndërhyrjen Humanitare 1999 dhe KFOR-it për angazhimin e fortë dhe shërbimin vetëmohues ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Zemaj, në X.