Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka ndarë pamje nga organizimi i ndezjes së qirinjve në Prishtinë, për nder të viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael.
Ambasadorja Ziv, ka falënderuar të gjithë ata që u janë bashkuar këtij organizimi.
“Qytetarët e Kosovës organizuan ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.
Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan kësaj nisme!
Ne qëndrojmë me Izraelin”, shkroi ajo krahas fotografive të publikuara.