Mbrëmjen e së shtunës Irani kreu një sulm ajror ndaj Izraelit.
Ndërkaq sot, ambasadorja izraelite në Kosovë Tamara Ziv, ka prezantuar planin operacional të këtij sulmi.
Ziv tha se plani i Iranit shfaqi qëllimin keqdashës ndaj Izraelit.
Në planin e prezantuar thuhet se janë përdorur 170 dronë, 120 raketa balistike dhe 30 raketa lundruese.
Raketa u ndaluan me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës.