Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka reaguar pas deklarimeve se institucionet e Kosovës kanë informacione se Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës.
Sipas tij, ambasadori amerikan Hovenier ka sqaruar edhe për kufirin se ku është, duke shtuar se kur Amerika tregon ku është kufiri, le të del kush e ta prek për ta ndryshuar.
Shkrimi i plotë:
Kushdo që sado pak lexon dhe përcjellë lajmet, do vrehet se periodikisht kemi lajme se Serbia po përgatitet për agresion ndaj Kosovës. Të gjithë këtë e mbajnë të gjallë si lajm agresionin, pra ministra dhe zyrtar të lartë të shtetit, e edhe më shumë nga politikan.
Mbrëmë prapë na sqarojë aq thjeshtë Amerika, zot.Hovenier për shumëçka, pra edhe për kufirin se ku është. Pra, shumë thjeshtë kur Amerika tregon ku është kufiri, le të del kush e ta prek për ta ndryshuar.
Pra, nëse pyesim vetën, pse zyrtarët e shtetit tonë periodikisht mbajnë qytetarët e Kosovës në ankthe lufte, e lufta çka sjellë populli e dinë aq mirë, ende kemi varre pa nishan.
Sdi si do ta quaja, por e di që veq në shërbim të popullit tonë nuk është.
Keq që në të gjithë këtë krizë ekonomike, kur në baza ditore kemi aq largime nga vendi i të rinjëve tanë, sikur kjo krijon nxitje që edhe ma shumë të kemi largim nga vendi.
Sido që të kenë emrin, ministra apo njerëz me petkun e pushtetit keq, aq keq po i bëni vendit.
E di dhe jam i sigurt se pas çdo paraqitje e juaj në mediume duke përmend agresion, luftë etj etj, ju pas kësaj udhëtoni për pushime dikund, dhe s’di a mendoni për familjet tona se si kalojnë ditën dhe natën..!
Ju fare se mendoni!