Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Amerika nuk ia ‘kthen shpinën’ Kosovës”, vjen thirrja për Kurtin e Osmanin: Të hartohet kjo strategji

Pas takimit të fundit në Bruksel, të mbajtur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian ‘shpërtheu’ me kritika ndaj kryeministrit tonë.

Pas akuzave dhe qasjes së njëanshme të BE-së, po kërkohet edhe përfshirja direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi në një bashkëbisedim me “Bota sot” kërkoi që kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani ta hartojnë një strategji me amerikanët.

“Do të doja në ditët në vijim që qeveria Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të hartojnë një qasje dhe një strategji të re me amerikanët, sepse ata janë miqtë tanë të vërtetë, ata mund të bëjnë presion mbi ne por njëkohësisht janë garantues të vërtetë të asaj se çka mund të arrihet në finale, por, për këtë nevojitet syçelësi dhe kurajë dhe kurrsesi nxitim”, theksoi ai.

Po ashtu, shtoi se Amerika nuk ia ‘kthen shpinën’ Kosovës dhe se vendimet e vështira duhet të merren me koordinim me të.

“Pra, ashtu si e ka theksuar shpesh presidentja se “partneriteti me Amerikën është ekzistencial i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm”. Amerika është me ne, ajo s’ia kthen shpinën krijesës së vet të suksesit. Vendimet e vështira duhet të merren në koordinim me amerikanët, por gjithnjë duke menduar në radhë të parë në interes të sovranitetit të vendit, dhe jo për hatër të askujt”, përfundoi Ramazan Bekteshi për “Bota sot”.