Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analistët dënojnë qëndrimin e Ramës për Kosovën

 
   

Analistët e emisionit “Të Paekspozuarit” u shprehën kundër qëndrimit të kryeministrit Rama ndaj gjendjes në Kosovë, i cili ka dënuar qëndrimet e qeverisë së Albin Kurtit, por nuk ka thënë asnjë fjalë për retorikën e ashpër luftënxitëse të serbeve, por vetëm duke e minimizuar rrezikun e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ata thanë se Rama duhet të ftojë kryetarët e partive shqiptare që të bëjnë dialog dhe jo të aktrojë.    

Biseda në studio:

Sejamini: Nuk është thjesht çështje katër ulësesh kjo e Kosovës. Nëse tërhiqet zoti Kurti, del Kosova e humbur. Duhet që qasja të jetë e matur dhe shqiptarët e faktorët duhet të jenë bashkë. Shqiptarët janë faktorë shtetformues në 4 vende në Ballkan. Po nuk e luajtën këtë kartë, Serbia do të përfitojë nga kjo manovër. Kjo është lojë e pandershme. Komuniteti ndërkombëtar po luaj lojën gjeostrategjike, Rusi-Ballkan-Serbi-Kosovë. Ndaj faktori shqiptar duhet të thotë: Nuk është vetëm Kosova, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Rakipi: Zoti Rama mund ta kapet me Kurtin dhe të rrihen gjithë ditën. Ai nuk duhet të dalë kundër Kurtit, çalon shumë kjo punë.

Sejamini: Është e pafalshme që Shqipëria nuk mban qëndrim ndaj Vuçiçit, apo dhe Maqedonia dhe Mali i Zi. Kemi të bëjmë me një kriminel, që po përdor forcat militare, apo grupet kriminale në veri.

Hoxhaj: A mundet Kosova që të ketë një autoritet ku të jenë dhe serbët pjesë e këtyre të drejtave. Në 100 vitet e fundit kemi pasur një konflikt që ka qenë me shumicën shqiptare, me Beogradin. Situata e fundit e ka sjellë një qasje të re, siç është ajo në komunën Zveçan.

Sejamini: S’ka pasur kurrë Vuçiç një premtim për të njohur Kosovën. Ai tha thënë: Sa të jem gjallë, s’do të firmos kurrë për njohjen e Kosovës.

Hoxhaj: Ne e njohim gjenocidin që është bërë në Kosovë, por edhe mendimin e Serbisë për ne.

Sejamini: Nuk mendoj se është me rëndësi se çfarë mendojnë serbët për shqiptarët, por se çfarë mendojnë shqiptarët për shqiptarët. Politika kosovare duhet të krijojë aleancë me faktorin shqiptar në Ballkan.

Rakipi: E kishim bisedën te Rama…

Hoxhaj: Fakti që nuk jemi shtet anëtar  i OKB-së, apo fakti që nuk na kanë njohur disa shtete, këtu duhet të ketë koordinim mes shqiptarëve.

Rakipi: Kur ne ngrihemi ndaj një Kurti…Unë të tregova sinkronin e zotit Rama. Komuniteti ndërkombëtar ka futur trupin komplet dhe vuri veton. Nëse kjo punë vazhdon në këtë mënyrë, kjo është të tallesh me Kosovën.

Hoxhaj: Frika ime është kjo që me gabimet që mund të marrim ne, mund të krijojmë rrethana favorizuese për Serbinë. Serbia që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, që lëviz mes Lindjes dhe Perëndimit, ulet në dy karrige, është në një situatë bardhë e zi dhe përfiton. Ne duhet të shtrojmë pyetjet se në çfarë forme do të shohim këto dinamika.

Abilekaj: A zbatohet kjo marrëveshje? Rama duhet të ftonte partnerët shqiptarë, pra kryetarët e partive shqiptare që të bëjë këtë dialog dhe jo të bëjë aktrim. Ai po fton agresorin dhe bën rolin e pajtuesit.    

Rakipi: A janë 1500 fëmijë të vrarë në Kosovë?

Hoxhaj: Po.

Rakipi: Po kryeministri duhet të ngrihet dhe të lebetitet dhe të reagojë kundër Vuçiçit dhe jo të bëhet zëdhënës i OKB.