Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analistët flasin për pikënisjen e “krisjes” Kurti – Osmani

 
   

Letra e kryediplomates, Donika Gërvalla, dërguar Këshillit të Evropës në mes të majit – e pa koordinuar me Presidencës – ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të drejtojë kritikat kah Qeveria.

Për këtë “krisje” të raporteve mes Vjosa Osmanit e Albinit Kurtit ka folur edhe politologu, Fidan Ukaj, i cili ka thënë kjo ka ndodhur për shkak të kryeneçësisë të Kurti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ukajt, mes Kurtit e Osmanit do të ketë ndarje përfundimtare.

“Mendoj që ndarja përfundimtar në mes të presidentes Osmani dhe kryeministrit, Kurti kanë qenë pikërisht dallimet që i kemi pasur me SHBA-të. Mosdëgjimi i Kurtit në raport me SHBA-të, kur ata kërkuan sa i përket targave një afat kohor, po ashtu temave të tjera. Kryeneçësia e Kurtit, po ashtu veçimi i zoti Hovenier e Escobar, duke e veçuar presidenten, duke i thënë garantuese. Mendoj që aty është  pikënisja e përçarje që deri më tani ma mbetet brenda institucioneve, e tani ka dal në publik. Është vetëm fillimi i të gjitha atyre që do të dëgjojmë në vazhdimësi. E që mendoj ndarja përfundimtare”, ka thënë Ukaj.

Por, me këtë qëndrim të Ukajt, nuk pajtohet njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani.

“Në vitin 2020, kur është prishur Qeveria Hoti, Vjosa Osmani atëherë nuk e mbahet anën e SHAB-ve por e zgjodhi anën e Albin Kurtit. I cili vendosi të acarojë raportet deri në atë masë sa I quajti që I bën edhe grusht shtet duke e rrëzuar nga pushteti. Athë Osmani nuk dukej se shqetësohet fortë për këtë”, ka thënë Ramadani.

Duke folur për kritikat e Osmanit ndaj Qeverisë, Ramadani ka theksuar se me letrën dërguar KiE-së është nxjerrë nga pakoja Asociacionin, ashtu siç potencoi edhe presidentja gjatë së mërkurës.

“Motivet e Presidentes mund të jenë të shumë, mund të jenë të ulëta, mund të jenë fisnike. Megjithatë ajo dje e ka thënë një të vërtetë e cila qëndron, për shkak se me letrën që ia kanë dërguar Këshillit të Evropës Kurti dhe Qeveria e tij përfundimisht e kanë nxjerrë çështjen e Asociacionit nga pakoja. Diçka që Qeveria Kurti vazhdimisht e ka potencuar që nuk do ta bëjë, sa herë është përballur në pyetje me gazetarë rreth Asociacionit, gjithmonë e ka dhënë të njëjtën përgjigje, Asociacioni nuk mund të nxirret nga pakoja. Dhe pakoja mund të aplikohet në tërësi.

Me letrën që ia kanë KiE-së, Asociacioni është nxjerrë nga pakoja. Megjithatë ne e dimë që çështja e politikës së jashtëm, e dimë që presidentja është me Kushtetutë udhëheqëse e politikës së jashtme, Qeveria e Kosovës me rezolutë sipas Kuvendit, tash e disa vite I ka kompetencat për të vepruar edhe kokë në vetë në rast të politikës së jashtme”, ka thënë Ramadani.