Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në trend rritës dhe se janë të qëndrueshme.
Këto komente ata i bënë në konferencën Dita e Amerikës e organizuar nga Kongresi i Miqësisë Serbo-Amerikane.
Hill tha se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë stabile, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.
Ai u shpreh se ambasadorët amerikanë janë zëri i SHBA-ve dhe se të njejtit kanë strategji për zgjidhjen e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Hidajet Ahmeti
“Ambasadorët amerikanë në shtetet përfaqësuese janë zëri i SHBA-ve. SHBA-të si shtete me traditë demokratike e institucionale, çdoherë veprojnë brenda logjikës strategjike. Kam një bindje se SHBA-të kanë një strategji për zgjidhjen e kontestit në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.
Më tej, analisti thekson që nëse plani i SHBA-ve është bazuar në pikëpamje objektive atëherë rezultatet duhet të jenë pozitive për Kosovën.
“Nëse plani i SHBA-ve është bazuar në pikëpamje objektive atëherë rezultatet duhet të jenë pozitive për Kosovën, pasi Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht me kufitjë ekzistues.Çdo përpjekje për të devijuar të vërtetën objektive, potencialisht nuk do të prodhoj stabilitet për Kosovën”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.