Analisti Binak Maxharaj ka reaguar ashpër ndaj opozitës dhe Miroslav Lajçakut edhe Josep Borrellit.
Sipas tij, Lajçaku dhe Borrelli janë dy pro-serb që po ia mbajnë anën Serbisë në dialog me Kosovën, duke shtuar se Serbia nuk po dënohet për tensionet që po i shkakton.
“Kosova dhe Serbia po dialogojnë që 12 vite pa sukses. Nga një anë sepse në dialog nga Kosova ishin servilët dhe të shantazhuarit e Serbisë. Kurse nga ana tjetër në dialog ishin padrejtësisht dy pro-serbët e përbetuar të Serbisë Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, që të dytë vijën nga vendet që se njohin Kosovën si shtet. Prandaj për gjatë gjithë procesit të diagolimit ishin kundër Kosovës dhe në përkrahje të Serbisë. Në vend se të diagolojnë ndershëm pa anshëm ata ia mbanin anën Serbisë, krijonin dhe sajonin skena gjoja se Kosova po e zvarrit dialogun duke raportuar rrejshëm në BE, se gjoja Kosova nuk po i zbaton urdhrat e ndërkombëtarëve për një rast shumë banal siç ishte rasti i vendosjes së ligjshme të kryetarëve të posa-zgjedhur në veriun e Kosovës ku ekzistonte një pajtim i përgjithshëm për zgjedhje dhe unanimisht u pranua rezultati nga të gjithë.
Për këto raportime të rrejshme dhe krijimi i situatave gjatë dialogut nga Borell e Lajçak Kosova u dënua padrejtësisht, qëllimshëm nga BE, kurse Serbia ani pse as nuk i pyet siç thotë populli ani pse ajo nuk i zbaton asnjë marrëveshje. Ajo nuk dënohet kur e bënë rrëmujë veriun përmes kriminelëve dhe bandave të tyre, nuk dënohet as kur e sulmon policinë dhe gazetarët kur e rrahin me shkop pjesëtarët e KFOR-t, nuk dënohen as kur Serbia i nxjerr nga të gjitha institucionet serbët e Kosovës kur nuk i lejon ata të dalin në zgjedhje, por as kur policia e Vuçiqit e kanë kufirin dhe brenda Kosovës i rrëmben, kidnapon policinë. Nuk dënohet as atëherë kur ndërkombëtarët insistojnë që të lirohen policët por Serbia nuk do të dëgjojë për kërkesat e Escobarit, as të DASH-it as të BE”, thotë ai.
Sipas tij, fajtor janë edhe opozita të cilës i ka humbur rruga në oborr duke i dalë në krah armikut e në dëm të shtetit të vetë.
“Për të gjitha këto refuzime Serbia nuk dënohet, por përkundrazi ledhatohet sidomos nga Borrell dhe Lajçak që po e kryen mirë punën e Serbisë në dialog. Pra, këta dytë Borrell dhe Lajçak janë varrhimësit e Kosovës për interesat e Serbisë, të cilët më shumë anojnë kah shkatërrimi i sovranitetit të Kosovës.
Janë dy mashtruesit dhe dhunuesit e dialogut dhe si të tillë nga shumë individ, opinionist dhe shumë deputetë të Parlamentit të Kosovës kërkojë dorëheqjen e tyre sepse nuk ka dialog të suksesshëm me ndërmjetësimin e tyre. Po ashtu opozita e mjerë e cila e ka humbë rrugën në oborrin e vetë.
Nuk ka opozitë më të poshtër se sa kur opozita i del krah armikut kurse në dëm të shtetit të vetë. Kjo kësaj opozite do t’i hakmerret ashpër kur të vijë koha e zgjedhjeve, të cilën këta të mjerë do të pësojnë katastrofë”, përfundon Maxharraj për “Bota sot”.