Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Analisti: Kërkesa Shqipëri-Serbi për evropianin, ekskluzivisht sportive

 
   

Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë kërkesë që bashkë me Federatën Serbe të Futbollit ta organizojnë Kampionatin Evropian në vitin 2027 për grupmoshat U21.

Këtë kërkesë e ka komentuar analisti politik, Mentor Nazarko.

Nazarko tha në Edicionin Special se kjo është ekskluzivisht sportive.

“Federatat e futbollit, qofshin ato nacionale, kontinentale, apo globale kanë autonomi të plotë nga qeveritë e vendeve respektive në organizimin e aktiviteteve të tilla. Kështu që, afër mendsh kjo iniciativë e Federatës shqiptare të futbollit, u lavdërua nga disa prej bashkëbiseduesve tuaj”, tha Nazarko.

“Këto janë arritje të cilët megjithatë nuk kanë karakter vetëm sportiv, por edhe kombëtar. Unë mendoj që pjesëmarrës e Shqipërisë në evropian dy herë, gjatë mandatit të presidentit Duka, shënojnë një moment të jashtëzakonshëm të rilindjes së frymës kombëtare të shqiptarëve”, theksoi ai.

Kjo kërkesë gjatë ditës ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.