Analisti Binak Maxharraj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në veri.
Ai ka listuar disa ngjarje e që KFOR-i sipas tij ka reaguar me vonesë.
Së pari, është sulmi ndaj pjestarëve të KFOR-it, pastaj edhe rrëmbimi i policëve të Kosovës.
Ai ka pyetur se po e kryen sifurinë KFOR-i në veri?
“KFOR-i sipas Rezolutës të Këshillit të sigurimit të OKB-së të vitit 1999 është në Kosovë për të siguruar sigurinë dhe qetësinë në Veriun e Kosovës.
Por sa, dhe si po e kryen sigurinë dhe qetësinë ne Veri?!
Më 29 prill 2023 gjatë protestës së kriminelëve dhe bandave të Vuçiqit të ardhur nga Serbia u rrahën pamëshirshëm deri në alivanosje dolën të plagosur mbi 29 sish.
Kësaj po thuakan ruajte e qetesisë dhe sigurisë!
Më 14 maj 2023 mbrenda kufirit të Kosovës u rrëmbyen tre policë të Kosovës që ishin në detyrë. Të gjitha eksepertizat e bëra nga organet shtetërore të Kosovës treguan se ata janë vjedhë, kidnapuar por edhe më keq janë rrëmbyer me dhunë nga xhardarmëria serbe, janë ngre zhag nga mbrenda kufirit përtej kufirit, ku u çarmatosën dhe u dërguan ne Kralevë, duke e plasuar rrenën se gjoja e kanë kaluar kufirin.Serbët historikisht janë të njohur për rrenat e tyre, për ta rrena është, ligj, normë por edhe patriotizëm.
Lidhur me këte ka qenë obligim i KFOR-it të monitoroi tërë hapësirën. Kërkuan të deklarohet për rastin. Ata theshjt në mënyrë shumë komode deklaruan se nuk ishin në vendin e ngjarjes e kur ka ndodhë rasti. E çuditëshme, por edhe shumë skandaloze”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe dje që u sulmuan gazetarët KFOR-i ishte aty prezent dhe nuk preagoi që t’i mbrojë.
“Dje në Lepisaviç pati prapë protestë të dirigjuara nga Vuçiqi. U sulmuan gazetarët me shok-bombë, gurë e mjete tjera të forta ku pati shumë lëndime ku njërit ia thyen edhe krahun, i janë dëmtuar edhe pajisjet e punës, kamerat, etj.
KFOR-i dhe trupat paqeruajtëse të NATO-s ishin në vendngjarje dhe as nuk ua ndiente për t’i mbrojtë gazetarët që e kanë për obligim.
Reagoi Asociacioni i Gazëetarve të Kosovës (AGK) lidhur me sulmet e banditëve të Vuçiqit, duke “theksuar se sulmet kanë ndodhë në prani të KFOR-it e NATO-s por nuk kanë reaguar fare.
Edhe kësaj, pra po i thojkan sigurim i qetësisë dhe sigurisë nga paqeruajtësit të cilët janë aty për këtë qëllim.
Kjo është e tmershme, skandaloze, kjo po i bie se Kosova nuk ka mbrojtje adekuate nga paqeruejtësit sipas Rezolutës 1224”, përfundon ai.