“Danas”, medie e njohur opozitare në Serbi, ka shkruar një artikull të gjatë nëse Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, do të dorëzojë Milan Radojiçiqin, i dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, pas “njoftimi të kuq” të Interpolit.
Sipas Ognjen Gogiq, politolog, Radojiçiqit po i ngushtohet rrethi. Madje, Gogiqi thotë se është e mundshme që Radojiçiqi të arrestohet.
“Sidoqoftë, rrethi afër Radojiçiqit po ngushtohet dhe është e mundshme që ai do të arrestohet” – deklaroi Gogiq për Danas.
“Pritej që Prishtina të mos hiqte dorë nga kërkesa që Radoiçiq të ekstradohej tek autoritetet e Kosovës. Urdhri i Interpolit, megjithatë, është befasi sepse nuk pritej që Prishtina t’i drejtohej UNMIK-ut për një gjë të tillë” – shtoi ai.