Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Analistja serbe: Me “Z” në veturë të KFOR-it amerikan treguam se e përkrahim fashizmin rus

 
   

Natalija Grbiç, nga shoqëria civile në Serbi ka kritikuar protestuesit serbë në veri të Kosovës se po e përkrahin fashizmin rus.

“Serbët e Kosovës kanë shkruar shkronjën ‘Z’ në veturën e ShBA-ve. Përsëri në botë kemi dërguar fotografi se po e përkrahim fashizmin rus”, ka shkruar Grbiç.

Nga protestues serbë të komunave veriore, sot janë dëmtuar disa automjete të Policisë së Kosovës, e disa janë ngjyrosur me ngjyrë duke shënuar në to katër “C”, ndërsa në disa vetura të KFOR-it është shënuar shkronja “Z”,  simbol i ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë.

Po ashtu, në mesin e protestuesve serbë sot janë parë edhe persona të maskuar e për të cilët eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se mund të ketë të gatshëm edhe për sulme terroriste.

Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjestërave të institucionit të sigurisë së Kosovës.