Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Andoni: Rama nuk e njeh në thellësi problemin e Kosovës

 
   

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se pas ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kontrollin e veriut duhet ta marrin forcat paqeruajtëse ndërkombëtare e njohura si KFOR.

Lidhur me këto deklarime të shefit të qeverisë shqiptare ka folur analisti politik Ben Andoni.

Andoni tha Rama këto deklarime po i bën për protagonizëm.

Ai tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Rama duket që nuk e njeh problemin e veriut.

Këtë mund ta them me bindje. Shikoj se si ka folur zotëri Rama gjatë kohëve dhe ti e kupton që vet zotëri Rama, me gjithë atë sasi informacioni që ka, nuk e njeh në thellësi problemin e Kosovës” tha Andoni në Klan Kosova.

Gjatë sulmit terrorist, u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën edhe disa policë.

Në anën tjetër policia e Kosovës ka arritur që ti vrasë tre nga anëtarët e grupit terrorist dhe të arrestojë tetë persona, nga të cilët gjshtë u liruan në mungesë provash.

Po ashtu organet e rendit konfiskuan sasi të madhe të armatimit që ishin përdorur dhe do të përdoreshin gjatë sulmit.