Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anëtari i sindikatës së minatorëve: Abdurrahmani e ka kthyer Trepçën në monarki

 
   

Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani, ka akuzuar u.d kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani, për kërcënime ndaj punëtorëve, kur ata kërkojnë kushte më të mira pune.

Ai ka thënë se Abdurrahmani e ka kthyer Trepçën në monarki. Osmani i pyetur se nëse kanë zhvilluar si sindikatë takim me Abdurrahmanin, ai ka treguar se në disa takime që kanë zhvilluar nuk janë pritur mirë.

“Kemi pasur takime si sindikatë, por nuk na ka pritë mirë. Në një far mënyre e ka bë Trepçën si monarki, nuk kanë guxuar punëtorët as të drejtat e veta me i lyp, si e kanë lyp të drejtën e vetë të parën fjalë ka thënë të çoj në prokurori, ta thërras policinë, një farë lloj kërcënimi. Ka ndodhë që edhe i ka sanksionu punëtorët. Pra në një farë mënyrë është sjellë si me kanë Trepça pronë private e tij”, ka thënë Osmani.

Madje, sipas tij Abdurrahmani nuk përgjigjet fare kur punëtorët janë në greva.

Osmani ka thënë se greva e tyre nuk është politike dhe se për ta nuk është e rëndësishme se kush është në Qeveri, pas ata duan vetëm plotësim të kërkesave të tyre për të vazhduar punën.

Sindikata sipas tij dyshon se gjendje në Trepçë është si pasojë e keqmenaxhimit të brendshëm.

Minatorët e Trepçës gjatë së martës filluan grevë urie si shenjë proteste për mos-ekzekutimin e pagave.