Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anëtarja e Bordit të RTK-së, jep dorëheqje

 
   

Anëtarja e Bordit të RTK-së Arta Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Ajo tha vendimin e mori pasi raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë.

“Për më keq: bordi është gënjyer”, theksoi tutje Berisha.

“Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së. Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror”, tha ajo.