Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se Anija ‘Butrinti’ e Shqipërisë së bashku me me një anije greke dhe një turke, ka shpëtuar 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi, në ujërat e detit Egje.
Peleshi ka falënderuar për këtë sukses efektivët e Forcave të Armatosura.
“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.
Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente. 🇦🇱#WeAreNato🇦🇱”, ka shkruar Peleshi.