Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kjo ishte agjenda

Sot ishte paraparë të mbahej mbledhja e nëntë me radhë mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Por mbledhja u anulua.

Dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar konferencë për shtyp për ora 19:30, ku tregoi arsyet se pse mbledhja nuk do të mbahej.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Kjo ishte agjenda:

11:30 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

12:40 – Fotoja e përbashkët.
12:45 – Nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu”.

13:15 – Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

13:45 – Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës.

14:00 – Dreka zyrtare.

16:00 – Takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.