Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Anuloi mbledhjen mes dy qeverive/ Profesori i reagon ashpër Ramës – zbulon tre emra që nuk e dëshiruan këtë takim!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është anuluar mbledhje mes dy qeverive, e paraparë të mbahej të mërkurën.

Siç bëri të ditur Rama në një konferencë për media, nuk u dakorduan me kryeministrin e Kosovës për ndryshim të formatit.

E në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori dhe njëherit analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Sipas profesorit, kjo mbldhje u anulua nga urdhri që Rama mori nga Vuçiq, Borrell dhe Lajçak.

Mbledhja e radhës midis dy qeverive “vëllazërore” të Shqipërisë dhe Kosovës e parapa për nesër u anulua me kërkesen e serbofilit, servilit Edi Rama. Ai e bëri këtë akt të turpshëm tradhetie me kërkesen e vëllaut të tij Aleksandër Vuçiq por edhe të Joseph Borrell dhe Lajçak si dy anti-shqiptar të bërbetuar”, u shpreh ai.

 Image Binak Maxharraj 

Më tej, Maxharraj këtë vendim e quajti akt tradhtie nga Rama.

“Ky akt tradhëtie i qafirit Edi Rama nuk është aspak i habitshem sepse ky mjeran me emrin shqiptar moti ka hyrë në ujërat e trubullta serofile kundër jo vetëm Kosovës por edhe kundër të gjithë shqiptarve”, shtoi profesori.

Në fund, analisti thekson që koha do ia jep çmimin e duhur Ramës.

Kështu e ka servili i serbofilëve, të cilët janë pa identitet kombetar. Pra, Edi Krstaq Rama po kush,cila fytyrë e dreqit je ti..?! Koha do ia jep çmimin këtij i cili ai morin fytyrën kombit”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.