Fqinjët e Ilo Llukas dhe Emiljano Pine allias Jorgo Prifti të cilët ndërruan jetë dje në Korçë kanë zbuluar detajet e reja në lidhje me ngjarjen.
Një nga fqinjët ka treguar se i njihte të dy viktimat dhe se nëna e Emiljanos kujdesej për babanë e Ilos që kur ishte i shoqi gjallë.
“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”. Ajo nuk bashkëjetonte me të po i bente yzmet” është shprehur ai.
Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të pronësisë së apartamentit të babait të Ilos i cili ishte një emigrantë që jetonte në Greqi dhe sa e mori vesh se apartamentin do e merrte familja e Emiljanos gjendja agravoi deri në vrasje.