Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Apple “djeg” miliarda dollarë, anulon projektin për makinën elektrike

Apple ka anuluar planet e saj për të nxjerrë në treg makinën elektrike me aftësi vetëdrejtuese, një projekt për të cilin po punohej prej gati një dekade.

Kompania u tha punonjësve në një takim të brendshëm të martën se kishte hequr dorë nga projekti dhe se anëtarët e grupit do të zhvendoseshin në role të ndryshme, sipas një prej punojësve i cili kërkoi anonimitetin, sepse njoftimi nuk është ende publik.

Si pjesë e ristrukturimit, Kevin Lynch, një ekzekutiv që kishte qenë i përfshirë në projektin e makinave, do t’i raportojë John Giannandrea, kreut të strategjisë së inteligjencës artificiale të kompanisë, tha personi, sipas Bloomberg

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, ka lënë të kuptohet publikisht se Apple ishte i interesuar të hynte në hapësirën e makinave. Kompania gjithashtu kishte testuar qindra automjete të pajisura me teknologji autonome të drejtimit në publik për shumë vite. Makina, e koduar nga brenda Titan dhe Projekti 172, ishte një produkt sfidues për t’u zhvilluar, pasi pjesë të divizionit u mbyllën , planet u anuluan dhe dhjetëra punëtorë u pushuan nga puna gjatë rrugës.

Makina, për të cilën Apple shpenzoi miliarda dollarë për të hulumtuar, ishte menduar si rivale e automjeteve elektrike të Tesla-s, të cilat përfshijnë veçori autonome të drejtimit.

/vizionplus.tv