Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë, raporton A2 CNN.
Vetëm katër ditë më parë ka qenë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit në Shqipëri që ka miratuar urdhërarrestin për ish-ministrin e Financave.
Ahmetajt, gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, ndërsa mbetet ende e paqartë në këtë fazë nëse ish-numri dy i qeverisë do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.
Tags: Arben Ahmetajkërkim ndërkombëtarTirane