Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Arben Ahmetaj u arratis në “parajsën” e kriminelëve”/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Sipas informacioneve të mia…

Kryefjalë e mediave ditët e fundit është ish-ministri Arben Ahmetaj dhe gjithë zhvillimet që po ndodhin për të nga ana e SPAK.

Thuajse të gjithë gazetarët të pyetur nga mediat kanë treguar versionin e tyre të ngjarjes dhe se ku mund të ndodhet Ahmetaj.

Së fundmi gazetari Bledian Koka ka folur për arratisjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK në Kuvend për t’i hequr mandatin dhe për ta arrestuar. Koka zbuloi një tjetër vendndodhje të Ahmetaj, ku sipas gazetarit ish-zv/kryeministri ndodhet në Dubai që njihet si “parajsa” e kriminelëve jo vetëm shqiptarë.

“Sipas informacionit që unë kam zoti Ahmetaj ndodhet në Dubai. Tashmë në Dubai nuk do të kemi vetëm çunat problematik. Kudo qoftë ai praktikisht është në arrati dhe pse nuk është zyrtarisht në kërkim pasi edhe në këto momente që po flasim ai është akoma një deputet i parlamentit të Shqipërisë, anëtar i Grupit Parlamentar të PS si dhe mbart mbi vete të gjitha detyrat që ka pasur si ministër.

Në mandatin e tretë Rama po shkëlqen me zv.kryeministrin e tij në arrati përballë drejtësisë dhe kjo ka dy probleme pasi na tregon se çfarë mazhorance dhe çfarë shumice e qeveris këtë vend. Gjatë ditëve në vijim do të dëgjojmë edhe emra të tjerë pasi në këto momente pjesë e këtyre pagesave të bosëve të inceneratorëve edhe pse lidhjet ne si media i kemi pasur si raportim, kur Ahmetaj shpëtoi kokën e tij kur u përplasën në Maqedoni dhe gjithë dynjaja e di miqësinë e tyre”, tha ai në një intervistë televizive.