Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Arben Dalipaj është fantazmë, nuk arrestohet kurrë”/ Artan Hoxha: Sa drejtorë qarqesh…

“Kemi tre grupe, njëra nga pjesa e veriut të Shqipërisë, tjetri nga pjesa e Durrësit, që kontrollojnë portin më të madh dhe tjetrin nga Vlora, që kontrollon kanalin kryesor të trafikut”

Bleona Nurçja

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për operacionin “Flakë në det”, ku ra në pranga shefi i Komsariatit të Laçit, Dritan Metaj, por “avulluan” personat e dyshuar për trafik narkotikësh, të cilët sipas gazetarit, janë aktorë të mëdhenj me fuqi të madhe korruptuese edhe për strukturat e zbatimit të ligjit.

Ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, Hoxha deklaroi se një nga personat në kërkim është Arben Dalipaj, një person që është “fantazmë”, për shkak se nuk është kapur asnjëherë.
“Kam thënë se kemi të bëjmë me tre grupe kriminale. Kemi patur dy faza të arrestimeve, në 16 gusht, kur flaka e vërtetë ka qenë në det dhe u dogj veliera dhe në fazën e dytë u kap vetëm shefi i komisariatit të Laçit. Nga fazën e parë u kap edhe një ish oficer policie, Arlind Ismailukaj.

Kemi tre grupe, njëra nga pjesa e veriut të Shqipërisë, tjetri nga pjesa e Durrësit, që kontrollojnë portin më të madh dhe tjetrin nga Vlora, që kontrollon kanalin kryesor të trafikut. Kjo e Vlorës, kontrollon linjën kryesore të trafikut në rrugë detare drejt Italisë.

Është arrestuar vetëm shefi i komisariatit të Kurbinit. Këta operonin, nga Kune Vain deri poshtë. E kupton se sa komisariate janë aty? Edhe janë drejtorë qarqesh. Këta kanë operuar në kërë pjesë dhe është e pamundur që këto grupe kaq të mëdha, Arben Dalipaj është fantazëm, nuk kapet asnjëherë. Është akuzuar deri edhe për lidhje me gjeneralin e Guardia di Finanza, që kishte korruptuar gjeneralin. E zbuluan italianët. Ky është nga Vlora, një njeri që nuk kapet”, tha Artan Hoxha.