Arbenita Ismajli ka shpërndarë ditën e sotme në TikTok një video ku ‘shënjestron’ Feron. Ajo ka përdorur një audio e cila thotë: “Të merresh me Izraelin është shumë e vështirë sepse është si të jesh në lidhje me një narcist. Ai të shkatërron dhe të bën të mendosh se është faji yt”.
Krah videos, modelja shkruan: “Të jem e sinqertë duket si ish-i im”.Kjo vjen pas përplasjeve të tyre virtuale më herët këtë javë. Përmes disa statusesh Fero shkroi djeshme se është ndarë nga Arbenita pavarësisht dyshimeve për rikthim. Ai zbuloi se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.
Duke e cilësuar këtë si korrupsion dhe mungesë barazie, ish-reperi kërkoi drejtësi dhe iu drejtoua të bijës duke thënë si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.
Pas tij, përmes një statusi reagoi Arbenita, e cila shprehej e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj. Ajo shkruante se e ka lejuar ta takojë vajzën më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë që të kenë një bashkëprindërim të mirë.
Por, modelja tha se Fero nuk pranon t’i japë divorcin dhe kjo po i sjell shumë pasoja psikologjike, emocionale, dhe në karrierë. Arbenita shkruante se ka jetuar me të 5-6 vite dhe e njeh kush është, duke shtuar se: “Edhe kripa duket sheqer”.