Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka publikuar projektin që parasheh të ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka njoftuar se thirrja për kompaninë ndërtimore do të shpallet gjatë këtij muaji.
“I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër” ka thënë Rama në njoftim./gazetametro.ne