Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arest shtëpiak për ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit/ “Duhet të merret SPAK, gjurmët nuk i fshijnë dot”, ekspertët e njohur zbulojnë detajet: Ervin Muça nuk ka bërë kërkesë për të shkuar në ministri të Brendshme, ai duhet të…

Ekspertët e sigurisë Shemsi Prençi dhe Fatjon Softa komentuan në një emision televiziv hetimet për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, që deri tani ka çuar në arrest shtëpiak për ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Prençi shprehet se duhet hetuar edhe AKSHI-t, pasi paguhet për garantimin e sistemeve.

‘Vitet e fundit është inkriminuar në nivelet më të larta të qeverisjes.Dihet që AKSHI në Shqipëri nuk është hetuar kurrë. Komisioni hetimor duhet të hetojë AKSHin të parin, pasi ka marrë fonde shtesë për të ngritur sigurinë e sistemeve. Ka trumbetuar hakerimin e iranianëve, por edhe ka hakeruar sistemin në favor të politikanëve. Kjo nuk është rastësi, por është regji. Uroj të mos jetë hakeruar memeks, që menaxhon ngjarjet kriminale, personat problematikë’, tha Prençi.

Sistem tjetër brenda TIMS, thotë Prençi është Memeks, që ka të bëjë edhe me aktivitetet e grupeve kriminale.

‘Nëse ekspozohet oficerat të cilët bëjnë praktika informimi dhe del emri i oficerit që informon, duhet pranuar që këto sisteme i kanë marrë grupet kriminale dhe oficerët do ti kesh rrugëve të vrarë. Memeksi ka aktivitetin e punonjësit të policisë në varësi të kriminalitetit. Ervin Muça nuk ka bërë kërkesë për të shkuar në ministri të Brendshme’, shtoi ai.
Sakaq, Prençi thotë se drejtori i IT-së në policinë e shtetit Ervin Muça duhej të ishte në burg prej kohësh pasi i ka shërbyer byrosë politike.

‘Duhej të ishte në burg prej kohësh. Ka pranuar të jetë kokë turku për ti shërbyer politikës. Nuk shkoi atje vetë, e ka kërkuar vetë qeveria përmes AKSHIT një person që është mjeshtër në këto punë. Nuk shkoi vetëm, shkoi me rrugaçë. Zullumi këputet kur trashet. Kishte bërë zullume. Për t’i shërbyer byrosë politike të shtetit regji duhej patjetër për ta krehur këtë sistem’.
Për Softën, sado ndërhyrje të ketë bërë Muça në sistemin TIMS, të dhënat nuk fshihen.

‘Ose ka vajtur për strukturën ose ka vajtur për ti shërbyer korrupsionit, apo personave që janë në vëzhgim nga SPAK. Ato gjurmët i kemi parë që kanë qenë pjesë. Çfarëdo që të bëjnë nuk e fshijnë dot. Nëse ka një hetim nga SPAK është e thjeshtë ti drejtohesh vendit fqinj.

Pasi ti del nga këtu po ke një hyrje atje. Është një shqetësim i jashtëzakonshëm. E ka ngritur dhe ambasada amerikane. Përveç se ka persona të rëndësishëm, shqetësohemi dhe ne si qytetarë. Duhet të merret SPAK, pasi është zyrtar i lartë. Përkon me ngritjen e komisionit për TIMS’, tha Softa.