Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Argatët e djallit me tifozët e manipuluar u sollën serbçe, myslimançe dhe arabçe”/ Mehmetaj i ashpër me ata që i fërshëllyen izraelit

 
   

ublicisti Gani Mehmetaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me fishkëllimat që u dëgjuan mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në momentin që po këndohej himni i kombëtares së Izraelit. 

Në një postim në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se ky gjest nuk është në traditën e shqiptarëve. 

Sipas tij, fishkëllima e “dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”,  kundër himnit kombëtar izraelit dhe kundër kujtimit të dhimbjes për pengjet që i mori Hamasi nuk ishte në traditën e shqiptarëve.  

“Argatët e djallit me tifozët e manipuluar u sollën serbçe, myslimançe dhe arabçe. E prenë në besë mikun, ia ngulen thikën pas shpine. Do t’i mallkojnë familjet e tyre që e hëngrën bukën e hebrenjve në Izrael, kur ikën nga terrori i Milosheviçit”, ka shkruar ai mes tjerash.  

Posrimi i plotë: 

Fishkëllima e “dardanëve” kundër himnit izraelit, nuk ishte në traditën e shqiptarëve 

 Një grup mercenarësh e nisën, ndërsa turma me inercie e vazhdoi fishkëllimin më të turpshëm që ka ndodh ndonjëherë në stadiumin tonë kombëtar.  

Fishkëllima e “dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”,  kundër himnit kombëtar izraelit dhe kundër kujtimit të dhimbjes për pengjet që i mori Hamasi nuk ishte në traditën e shqiptarëve.  

Kurrë shqiptari nuk i fyen miqtë. Lojtarët e kombëtares izraelite ishin miq në shtëpinë tonë, nuk duhej t’i pengonim që të kujtonin njerëzit e tyre dhe nuk duhej të zhurmonim himnin e tyre.    

Argatët e djallit me tifozët e manipuluar u sollën serbçe, myslimançe dhe arabçe. E prenë në besë mikun, ia ngulen thikën pas shpine. Do t’i mallkojnë familjet e tyre që e hëngrën bukën e hebrenjve në Izrael, kur ikën nga terrori i Milosheviçit.  

Bukëpërmbysësh, do të thoshin burrat e moçëm shqiptarë.