Në vazhdën e ngjarjeve të sotme në veri të vendit, është avokati Arianit Koci i cili ka publikuar një video nga vendi ku mbeti i vrarë polici nga serbët.
Koci tregon që prapa tij gjendet policia dhe KFOR-i dhe se për shkaqe sigurie rruga është e mbyllur, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi. Secila shtëpi dhe secila shitore, e kishte nga një flamur serb të vendosur.
Postimi i plotë
1.
Kjo është kthesa që të çon te Manastiri i Banjskës, ku sot herët në mëngjes, me rastin e sulmit terrorist, e ka humbur jetën një polic i Kosovës dhe tjetri është plagosur.
2.
Prapa meje është Policia e Kosovës, e pak më thellë është KFOR-i.
Për shkaqe sigurie, rruga është e mbyllur.
3.
Nuk dëgjova të shtëna momentalisht, por si u informova, rreth 20 deri 30 terrorist, ishin të barikaduar afër apo në Manastir.
Të njejtit janë të rrethuar prej Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
4.
Prej Zveçanit e tutje ishte më Serbi se në Serbi. Secila shtëpi dhe secila shitore, e kishte nga një flamur serb të vendosur.
Gjithandej ishin pllakatat ku informoheshin qytetarët se Vuçiqi, presidenti serb, është shpallur qytetar nderi i Zveçanit.
5.
Refuzoj me u frikësu prej sulmeve terroriste – si shumë prej jush.
Kjo është edhe arsyeja pse shkova deri në fshatin Banjska.
Njëherësh, me këtë vizitë e shpreha përkrahjen dhe solidarizimin tim me Policinë e Kosovës.
P.s
Zëri në këtë video është i bllokuar. Nuk e di arsyen. Ka gjasa që në këtë perimetër, ka bllokues të valëve.
Pasi u largova këtij vendi, zëri inçizohej pa ndonjë problem!