Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arifi befason me deklaratën për zgjedhjet e reja dhe sondazhet: Një parti arrin koalicion me Kurtin, vetëm nëse e bën këtë gjë

 
   

Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, thotë se çdo variant i zgjedhjeve do të rezultojë me krizë qeveritare.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për faktin që çdo partneritet me kryeministrin Albin Kurti është i pamundur.

Madje thotë se edhe nëse ndonjëra nga subjektet politike po të pranojnë të bashkëqeverisin me VV-në, sërish pas tre muaj do të prodhojë krizë qeveritare.

“Unë besoj që në çdo variant ne mund lehtë që të përfundojmë në krizë qeveritare. Nëse sondazhet dalin të tilla që VV-ja e fiton zgjedhjet, por jo edhe shumicën parlamentare, atëherë çdo koalicion me VV-në është e pamundur. Sepse, çdo lloj partneriteti është dëshmuar që me Kurtin është i pamundur. Një parti politike mundet me bashkëpunuat me Kurtin dhe partinë e tij, vetëm në qoftë se ‘shkrihet’ në partinë e tij. E as PDK, LDK, e AAK nuk besoj që janë të ndërtuara në atë mënyrë që të ‘shkrihen’ apo t’i nënshtrohen VV-së”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata”.

Arifi thotë se në narrativen e kryeministrit Albin Kurti fjala partnerit nuk ekziston si në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sindikatat e sidomos me partitë politike.

“Do të ketë kriza vazhdimisht… edhe për krijimin e qeverisë shoh probleme… por, mund të ketë edhe befasi, sepse ndonjëra nga partitë që nuk kanë pranuar mund të pranojë që bashkëqeveris. Por, edhe nëse ndodh kjo, prapë pas tre muajsh ke krizë qeveritare”, deklaroi ai