Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arifi: Disa shtete anëtare janë kundër largimit të masave ndaj Kosovës

 
   

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi thotë se disa shtete anëtare që janë kundër largimit të masave ndaj Kosovës.

“Masat janë vendosur me unanimitet te të gjitha vendeve anëtare dhe ato duhet të hiqen në të njëjtën mënyrë. Ekziston droja që ka shtete anëtare që janë kundër heqjes, kjo mund të sjell probleme”, ka thënë ai.

Arifi konsideron që BE-së i ka humbur qëllimi politik pasi sanksionoi Kosovën.

“Pas sulmit në Banjskë dhe mos vendosjes së çfarëdo mase ndaj Serbisë, BE-së i ka humb kuptimi në tërësi i çdo qëllimi politik por edhe pas vendosjes së masave kundër Kosovës”. Ai ka kritikuar pushtetin aktual për proceset në politikat e jashtme.

“Qeveria e Kosovës është vetëm shikuese e këtij procesi, Politika e Jashtme ka kohë që është në koma”, thekson Arifi.