Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arifi: Moskomunikimi i Kurtit me Ramën po e dëmton Kosovën

Ish-shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi, vlerësoi që moskomunikimi i kryeministrit, Albin Kurti, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e dëmton Kosovën.

Madje sipas tij, Kurti që kur ka ardhur në pushtet, ka pasur qasje fyese ndaj Ramës, shkruan teve1.info.

Moskomunikimi me Ramën është duke e dëmtuar Kosovën. Pa marrë parasysh se çka po thotë Rama, nuk duhet harruar faktin që qasja që e ka pasur Kosova, si nga ardhja e Kurtit në pushtet si kryeministër, ndaj Edi Ramës,  shpesh herë ka qenë fyese. Nuk duhet harruar fakti që Rama është njeri. Njerëzit e Vetëvendosjes tërë ato fyerje që i kanë bërë atij, e kanë quajtur “njeri i Vuçiqit”, e kanë prekur deri në dinjitet personal dhe kombëtar. Kjo praktikë duhet të ndalet. Kosova duhet të koncentrohet  se si të bashkërenditen aktivitetet me Edi Ramën. Në fund të fundit, Rama është kryeministër i zgjedhur i Shqipërisë dhe të thuhen ato fjalë për të, nuk i takon dhe nuk i falet asnjë zyrtari publik të Kosovës”, deklaroi Arifi.

Më tej, Arifi tha se Kurti nuk ka bërë përpjekje për tu koordinuar me Shqipërinë, teksa shtoi që tanimë nuk ka fare komunikim mes dy qeverive.