Për shkak të mosshstensionimit të situatës në veri të vendit kohë më parë Kosovës iu vendosën masa nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të njëjta vazhdojnë te jenë ende në fuqi.
Por, se ish-kryenegociatori Avni Arifi thotë se të tilla do të mbesin të paktën deri sa të realizohen në tërësi pikat e marrëveshjes së Bratislavës
Ndërsa, deklaron se ato nuk do të duhej të vendoseshin fare.
“Ne besojmë se nuk do të duhej të vendoseshin, por mënyra, qasja që ka bërë Qeveria e Kosovës që nga targat, pastaj mënyra qysh i është qas komunave veriore ne e kemi konsideruar si të gabueshme dhe ky është një realitet pa marrë parasysh se a pajtohemi apo jo, sanksionet janë një realitet dhe ato nuk pritet që të hiqen të paktën derisa të realizohen në tërësi pikat e marrëveshjes së Bratislavës, e si duket Qeveria e Kosovës nuk e ka për urgjencë implementimin e atyre pikave”, është shprehur Arifi.