Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi Avni Arifi, thotë se me këtë mendësi të Qeverisë ‘Kurti’, Serbia në Kosovë do të gjejë hapësirë në vazhdimësi.
Arifi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se e kanë dobësuar besueshmërinë e vendit tek aleatët ndërkombëtar.
“Mënyra si po e sheh VV shtrirjen e sovranitetit në veri dhe pikëpamjet për çka është drejtësi dhe vlerë evropiane në mënyrë graduale e kanë dobësuar besueshmërinë e Kosovës si faktor i besueshëm tek vendet kryesore aleate të Kosovës. Sa më gjatë që ka Kosova këtë Qeveri dhe këtë mendësi lista e ndëshkimeve për Kosovën veç sa do të zgjatet kurse roli i Serbisë në Kosovë do të gjejë hapësirë në vazhdimësi”, u shpreh Arifi.
Serbia pretendon se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor.