Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hakmarrje nga Serbia pasi shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Ai ka thënë se ai është viktima e parë e hakmarrjes serbe për suskesin e Kosovës.
“Shkarkimi im ndërlidhet me ngjarjet e fundit. Në atë sukses Vuçiqi cdo herë nervozohet. Serbia nuk ka mundur ta përbijë lehtë suksesin e Kosovës në KiE dhe unë rashë si viktima e parë, sepse Vuçiqi edhe na paralajmëroi për arrestime.”, tha Arifi.
Arifi po ashtu tha se në shkarkimin e tij ka ndikuar edhe vendosja e flamurti shqiptar në Preshevë.
Arifi tha se i ka thënë Vuçiqit F*** You.
Arifi foli edhe për akuzat se i ka shërbyer Vuçiqit.
“Shkarkimi im e tregon këtë.”, u shpreh ai.