Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është takuar me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.
Arifi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se e njoftoi Escobarin me situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
I pari i Preshevës theksoi se janë peng i dialogut.
“Jo vetëm unë por edhe kolegët e tjerë të Luginës së Preshevës kemi kërkuar me vite mos të them dekada, që të përfshihemi në dialog, të jemi pjesë e ndonjë teme, ashtu që përmes dialogut të mund të vendosim parimin e reciprocitetit që të përfitojmë edhe gjithashtu ne ashtu siç po përfitojnë serbët në veri të Kosovës”, tha Arifi.