Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zhvilluar takim me zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.
Arifi ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.
“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se raportet me SHBA-në janë të pandryshueshme dhe njëherit garancë për Kosovën.
“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”
Tags: shqiprim arifitakimi me Escobar