Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arifit nuk i ‘ndalet’ inati, flet për Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin por kësaj radhe përmend edhe Listën Serbe

 
   

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se partia e Shaip Kamberit ka bërë marrëveshje pas-zgjedhore sekrete me Listën Serbe.

Ai tha sipas informacioneve në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje pas zgjedhore me Listën Serbe, për komunat shqiptare Preshevë dhe Bujanoc.

“Partia Shaip Kamberit me marrëveshje paszgjedhore sekrete me Listën Serbe (SPS/SNS) Sipas gjitha informacioneve në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani kanë bërë marrëveshje për komunat shqiptare Preshevë dhe Bujanoc, marrëveshje paszgjedhore me Listën Serbe.

Kjo ka qëllim dëmtimin e partive shqiptare, konkretisht Alternativën për Ndryshim partinë më të madhe në Luginë, ta ndali nga fitorja e nesërme”, ka thënë Arifi.