Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ariu “made in China”, kopshti zoologjik mohon se është njeri i veshur me kostum

Një kopsht zoologjik në Kinë ka mohuar akuzat se disa prej arinjve të tyre janë njerëz të veshur me kostume pasi videot e një ariu që qëndronte në këmbët e pasme dhe dukej thuajse njerëzor, u bënë virale duke ndezur komentet dhe teoritë konspirative në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të shkruar nga këndvështrimi i ariut të quajtur “Angela”, zyrtarët e kopshtit zoologjik të Hangzhou shprehen se njerëzit “nuk i kuptojnë” kafshët.