Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arjan Çani: Rama po lobon që Kurti të shpallet non grata

Gazetari Arian Çani ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po lobon që Albin Kurti të shpallet “non grata”.

Ai tha në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania se Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe po bën sikur do ta takojë Kurtin në mënyrë që ta nxjerrë atë si kryeneç e kokëfortë para syve të ndërkombëtarëve.

“Kurti e di shumë mirë se në takim me Ramën, do i uleshin pikë në sondazh. Nga ana e Ramës, rama bën sikur do ta takojë, Rama nuk do ta takojë Kurtin , Rama do ta nxjerrë Kurtin kryeneç, kokëfortë në sytë e ndërkombëtarëve.

Sot ndërkombëtarët thonë, ky Kurti mirë që na kundërshton ne po po kundërshton edhe shqiptarin. Ramës i intereson kjo gjë.

Madje kanë dalë fjalë se Rama ka kohë që po lobon, pasi Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe jo vetëm që Kurti të shpallet “non grata”. kjo ëhstë luftë e tij. Ka indicie që po lobohet fort në këtë drejtim”,-tha Arian Çani.