Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Armend Zemaj tregon se pse LDK nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

 
   

Lidhje Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti për takim.

Lideri i vetëm opozitar që iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese ishte kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme t’i shkohet në takim kryeministrit Kurti në të cilin i kishte ftuar liderët e partive politike.

“Pse do të duhej të merrmi pjesë në një takim që për rëndësia është tepër i vonuar, në kuptimin e krijimit të një momentumi që do të shpërfaqte unitetin politik, duke marrë parasysh se kemi këtë qeverisje të gjatë, ose më mirë të themi se nuk kemi qeverisje fare në shume segmente të jetës të cilat do të duhej të ishin prioritet për zhvillimin e republikës së Kosovës. Ndërsa, kjo shumicë parlamentare dhe ky kryeministër ka diku më shumë se 6-7 muaj që ka kërkuar njëfarë lloj amnistie, ose momentumi të viktimizimit, ose një moment kur ai mund të kërkojë shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme, nga dështimet që i ka pas në dy-tri procese”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka thënë se kryeministri Kurti duhet të jap dorëheqje dhe jo të shkohet me shpërbërje të Kuvendit për zgjedhje të parakohshme.

“Ne e kemi parë që ky kryeministri është dorëzuar në ushtrimin e mandatit të tij, i besuar prej Kuvendit dhe si votë që e ka maksimalizuar në zgjedhjet e fundit. Dhe si mungesë e kësaj përgjegjësie është e udhës mbi të gjitha është e ndershme të jap dorëheqje dhe atëherë të kërkojë votë mbi ato mundësi që të cilat ai mund t’i ketë në të ardhmen”, ka thënë Zemaj.