Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Armiqtë” që u bënë miq, Schwarzenegger tregon rivalitetin dhe shoqërinë me Stallone

Ndodh që miqësitë më të mira nisin nga zënka, debate dhe rivalitete të forta. I tillë është rasti dy prej yjeve të hollivudit.

Arnold Schwarzenegger ka pranuar se ai dhe Sylvester Stallone e filluan marrëdhënien e tyre shoqërore si rivalët më të mëdhenj të filmit, përpara se të bëheshin miq fantastic.

‘Dikur jemi përpjekur t’i prishnin punë njëri-tjetrit, kur ndodheshim në kulmin e karrierës’, u shpreh aktori në një intervistë televizive.”Ne ishim rivalë të filmit, por e çuam konkurrencën në ekstrem,” ka shpjeguar ai për publikun.

“Secili prej nesh donte të kishte trupin më të mirë, duhej të vrisnim më shumë njerëz në filmat tanë dhe të kishim armët më të mëdha dhe rivaliteti doli jashtë kontrollit”, vazhdoi Schëarzenegger.

Dy yjet e aksionit në hollivud sot gëzojnë një shoqëri të shëndetshme, që filloi nga koha kur investuan në Planet Hollyëood dhe filluan të fluturonin nëpër botë së bashku për ta promovuar atë.

Dy aktorët morën famë dhe pasuri në Hollyëood në vitet 1970, me Schëarzenegger-in që shpërtheu në skenë në vitin 1970 me “Hercules in Neë York” dhe Stallone me “Rocky” të vitit 1976, fitues i Oskar.

Përveç partneritetit të tyre për Planet Hollyëood, çifti i heronjve të aksionit kanë marrë pjesë në filma të përbashkët, duke përfshirë “Escape Plan” të vitit 2013 dhe ekskluzivitetin ” Expendables”.

Këtë vit, Schëarzenegger dhe Stallone janë gjithashtu subjekt i dokumentarëve të Netflix, me ” Arnold ” që doli në qershor dhe “Sly” që del në premierën muajin e ardhshëm.