Duke shfletuar gazeta, artikuj nga më të ndryshmet në Arkivin e Shkupit, gjejmë të dhëna me interes në Gazetën serbe të vitit 1925,po citojmë:
Arnautët e vegjël në shkollë
“Në foton tonë: Shkolla fillore serbe në fshatin Mamush.
Fotoja e shkrepur prej nesh me geta të bardha në shkollë është e lezetshme!
Foto nga gazeta
Është në fshatin Menush të Podrimjes tonë, mes shumë vendbanimeve arnautësh.
Shkolla u hap në vitin 1921 dhe kjo është shkolla e parë serbe në atë rajon ku frekuentojnë fëmijë arnaut. Vetëkuptohet se këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe.
Do të shkojmë me të njëjtat synime që janë në rregull në shkollat tona kombëtare, për të hedhur themelet për zhvillimin e qytetarëve të mirë të këtij vendi. Pranë nxënësve në foto shihet edhe mësuesi i tyre, z.Oteval Spasiq, i cili është në atë shkollë që nga krijimi i saj e deri më sot dhe gëzon respektin më të madh nga ai këndvështrim.
Kjo rrugë mund të jetë një shkollë – një mosmarrëveshje e ngadaltë nuk do të thotë asgjë në jetën e mbarë kombit – por është padyshim qetësimi më i besueshëm dhe më solid i jetës arnaute dhe është një dëshmi e mrekullueshme e vijës civilizuese të kombit tonë.”
Foto nga gazeta
Siç duket edhe në foto, nxënësit dhe shërbetori i shkollës janë të veshur me veshje komëtare, elementet e veshjes kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe për etnokulturën tonë dhe për ata që meren me studimin e kësaj krahine.
Gjithmonë, fotot janë ata të cilat flasin vetë.
Është mjaft me interes fotografia e qytetit të Pejës(f.2). Një fotografi tjetër ajo e urës, ku autori shkruan se quhet Ura e Vezirit.(fot.3)Kjo urë ka një vlerë të veçantë e shkrepur më 1925 ,ndoshta ura më nuk ekziston .Ajo ka rëndësi për studiuesit e arkitekturës , të artit.
Në vijim, është një kullë karakteristike , potencon autori i kësaj Gazete , Kulla e Lumës, ku janë zhvilluar luftëra të ashpra gjatë këtyre viteve.
Përkthimi dhe ilustrimi nga: Gazeta Ilustrovani list , Beograd, 11.1.1925, nr.22,faq.2, 21. 23.
Dorëshkrim i pa publikuar i Hafezat Osmanit
17.4.2023,Tetovë