Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur është arratisur sot.
Në njoftim thuhet se ai ishte duke punuar në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.