Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Gjilanit është arratisur një i burgosur. M.G ishte i akuzuar për veprën penale “Kanosje”.
SHKK thotë se për rastin është informuar Policia e Kosovës dhe gjykata kompetente, derisa shton se ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.
Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Vepren Penale Kanosje.
SHKK ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.
Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna.