Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arresohet në Merdar një serb i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile”

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot në orët e pasdites në Merdarë t’a lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.),viti i lindjes 1971.

“I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, njofton policia, transmeton Express.

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë, njofton policia.