Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i njofton mediat se sot ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë ku do t’i informojë media/gazetarët për ngjarjet e fundit në MINT, ka njoftuar Ministria.
Konferenca mbahet në objektin e kësaj ministrie në orën 18:00.
Në lidhje me aferën e rezervave shtetërore sot janë arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe një pronar i një restoranti në Prishtinë.
Ata dyshohen për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i dhënies së ndihmës në kryerjen e kësaj vepre, sipas Prokurorisë Speciale.
Pas këtyre ngjarjeve, kryeministri Albin Kurti ka mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Kryeministri. Pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.